Ai ka thënë se thirrja e kryetarit e Deçanit që deputetë mos ta votojnë demarkacionin, sidomos ata të rajonit të Dukagjinit tregon se AAK e ka keqpërdorur këtë çështje për interesa të ngushta.
“Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, u paska bërë thirrje publike deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, posaçërisht atyre nga Dukagjini, mos ta votojnë demarkacionin. Dhe kësaj thirrjeje gjithsesi se do të duhej ti përgjigjen pozitivisht të gjithë ata të cilët pajtohen me objektivin e pastër politik të AAK-së për keqpërdorimin e kësaj çështjeje me rendësi nacionale për interesa të ngushta”, ka shkruar Gecaj në facebook.






















