Kjo pasi tri nxënëse të shkollës dyshohen se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori shkollës, Ajazi, banues në lagjen “Distileria” të qytetit.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se 63-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar tri nxënëset e tij për një periudhë të gjatë prej tre muajsh.
Tri nxënëset e shkollës që kanë bërë denoncimin, nuk e dinin se drejtori i ngacmonte seksualisht të tria, por në një moment ato i janë shprehur njëra-tjetrës për sjelljen e tij. Pas bisedës, vajzat kanë marrë guximin për ta bërë publike atë që u kishte ndodhur dhe menjëherë kanë njoftuar prindërit e tyre.
Prindërit me t’u njohur me atë që u kishte ndodhur vajzave të tyre janë drejtuar për denoncim në Policinë e Kuçovës, ku kanë bërë prezente ngjarjen. Policia në prezencë edhe të psikologes ka marrë denoncimin e nxënëseve, denoncimi që çoi edhe në arrestimin e menjëhershëm të 63-vjeçarit Ajazi.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se nxënëset në kallëzimin e tyre kanë paraqitur fakte që implikojnë drejtorin e shkollës në vepra penale, për të cilat tashmë do të ketë edhe një hetim të thelluar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Të tria vajzat mësohet se kanë rrëfyer me detaje ngacmimet që u bënte drejtori i shkollës, i cili u mësonte atyre lëndën e Gjeografisë.
Nga ana e tij, vetë Ajazi në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë, madje i ka kërkuar vëllait të tij që të qetësojë familjen, pasi sipas tij, akuzat nuk janë të vërteta. Sipas 63- vjeçarit, nuk ka asnjë të vërtetë në të gjithë këtë histori, duke u shprehur se ka besim te sistemi i drejtësisë në zbardhjen e së vërtetës.
“Rrini të qetë se drejtësia do të zbardhë të vërtetat. Të lutem vëlla më qetëso familjen dhe vëllezërit e nipërit e mi se unë nuk kam kryer asgjë në lidhje me këtë denoncim”, ka deklaruar 63-vjeçari në momentin e arrestimit, shkruan Lapsi.






















