Zgjidhja e çështjes së emrit është pjesë edhe e platformës së partive shqiptare, nga e cila kërkohet që shqiptarët të jenë pjesëmarrës direkt në bisedimet me Greqinë.
Për një pjesë të analistëve maqedonas, kërkesa e tillë e shqiptarëve është jothemelore dhe plan për ridefinimin e Maqedonisë. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se shqiptarët si pjesë e këtij shteti dhe në interes të strategjisë për në NATO dhe BE kanë të drejtë të bëjnë presion për një gjë të tillë.






















