Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj paditë palën tjetër për shpifje pasi që ishte quajtur kriminel dhe njeri i haraçit.
Haradinaj ka ngritur padi ndaj kryetarit të Pejës, Gamend Muhaxheri, shkruan lajmi.net.
Muhaxheri është edhe zyrtar i lartë i LDK-së.
Ngjarja kishte ndodhur në fillimit të nëntorit të vitit 2015.
Gazmend Muhaxheri është paditur për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake Der Standard.
Por, pse asnjëherë gjykata deri me tash nuk ka dalë me një vendim për këtë padi.
Arianit Koci, avokat i Haradinajt, ka thënë për lajmi.net se padia kundër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është deponuar në nëntor të vitit 2015, në Gjykatën Themelore në Pejë.
“Ende nuk është caktuar seanca gjyqësore”, ka thënë tutje Koci.






















