• Latest
  • Trending
  • All

Mohimi i krimeve të regjimeve totalitare në Shqipëri, duhet të jetë vepër penale

25/02/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mohimi i krimeve të regjimeve totalitare në Shqipëri, duhet të jetë vepër penale

25/02/2017
in Aktualitet

Nga Dritan Dema

Kujtimi i krimeve të kryera nga regjimet totalitare në Shqipëri

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kanë kaluar rreth 26 vjet nga ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri, nga një rregjim i egër diktatorial, në një sistem politik shumëpartiak. Por, a është shëruar apo çliruar akoma shoqëria shqiptare, nga traumat, torturat dhe tronditjet, e pësuara gjate viteve të pushtimit nazi – fashist 39 – 44 dhe më pas izolimit nga rregjimi komunist 44 – 91?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, po e analizoj në vijim:

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në këto 26 vjet ka miratuar dy rezoluta:
E para, në Tetor 2006, Rezoluta: “Për dënimin e krimeve te kryera nga rregjimi komunist në Shqipëri” dhe e dyta, në Nëntor 2016,
Rezoluta: “Për dënimin e krimeve te komunizmit ndaj klerit, si dhe mirënjohjen e veçante për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve ne mbrojtjen e vlerave demokratike dhe te drejtave dhe lirive themelore te njeriut”.

Këto rezoluta janë për tu përshëndetur dhe tashme Parlamenti Shqiptar duhet te vijoje me veprime konkrete, në realizim të plote të gjitha pikave, të këtyre rezolutave.

6000 persona të zhdukur gjate rregjimit komunist në Shqipëri

Në faqen zyrtare te Ministrise se Mireqenies Sociale dhe Rinise citohet:
“Në periudhën 1944-1991, rreth 6.000 persona u ekzekutuan me ose pa urdhër të gjykatës dhe trupat e tyre nuk iu kthyen kurrë familjeve të tyre për varrim. Ka edhe raporte të shumta se të burgosur politikë vdiqën në burgjet apo kampet e punës si rezultat i torturave apo shkaqe të tjera. Megjithatë, trupat e tyre janë ende të humbur”.

Në javën e parë të Nëntorit 2016, përpara ceremonisë së Lumturimit të 39 Klerikëve Katolikë, Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet rezolutës që përmenda me lart, do të deklaronte se:
“Vlerëson me mirënjohje të thellë veprën, punën intelektuale dhe vlerat e jashtëzakonshme njerëzore të klerikëve shqiptarë gjatë regjimit komunist për ruajtjen e besimit fetar dhe të tolerancës fetare, në funksion të ndërtimit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të një shoqërie të re dhe demokratike, që njeh dhe respekton lirinë e besimit dhe të drejtat e njeriut.
Vlerëson se klerikët që ishin viktimë e krimeve dhe persekutimeve të regjimit komunist, si dhe familjarët e tyre meritojnë rehabilitim, respekt dhe mirëkuptim për vuajtjen e tyre, si dhe mirënjohje për qëndresën e tyre ndaj sistemit më të egër diktatorial komunist në Evropën Lindore”.

Por, në fund të muajit Nëntor 2016, gjatë një tubimi në Shkodër, qytetari Odise Porodina deklaronte: https://www.youtube.com/watch?v=Co7BNAaH2fE

“Nuk e di Ai (duke iu referuar Presidentit të Republikës) së ç ‘është Postriba, që një grusht kriminelesh erdhën dhe sulmuan Shkodrën, por morën përgjigjen e merituar.. Duan tani që krimineleve tu bëjnë edhe buste.. Merr dekoratën dhe ia ven atij kriminelit në qafë, Atij Ballistit”.
Por faktet tregojnë, se banoret e Postibes, Bashkia Shkodër, ishin ndër të parët që u përballen me një terror shtetëror, pas organizimit të një kryengritje kundër pushtetit komunist, nga 6 organizatorë nga kjo zone dhe më gjerë.
Sipas Shoqatës së Ish te Përndjekurve Politike në Postribe: “37 persona janë pushkatuar pa gjyq, 67 persona u dënuan me burgim, 37 persona të tjerë janë internuar me forcë dhe janë djegur 19 shtëpi banimi”.
Vrasje, pushkatime pa gjyq, burgosje, internime dhe djegie të shtëpive: janë prova të një krimi shtetëror ndaj shume personave të pafajshëm, me elemente që mund te konsiderohen: Krime Kunder Njerezimit.

Trajtimi i këtyre çështjeve nga vendet ish komuniste, tashme anëtare të Bashkimit Evropian.
Komisioni Evropian në Dhjetor 2010 ka përgatitur një raport për Parlamentin Evropian dhe Keshillin e Evropes, me temen e sipercituar. Raportin e plote mund ta lexoni ketu.
http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A52010DC0783
Në ketë raport, nder të tjera, citohet:
“Drejtësia për viktimat është e rëndësishme për tranzicion të suksesshëm nga totalitarizmi në demokraci”.
“Gjykimet e autorëve, mekanizma të kërkimit të së vërtetës, hapjen e arkivave, procedurat e lustracionit, rehabilitimin dhe kompensimin e viktimave dhe kthimin e pronave të konfiskuara, janë ndër mjetet kryesore për arritjen e këtij objektivi”.

“Katër shtetet anëtare të BE-se kanë legjislacionin kombëtar për mohimin e krimeve të kryera nga regjimet totalitare e cila përfshin në mënyrë eksplicite krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste:

– Në Republikën Çeke kodi penal përmban një vepër të veçantë për një person i cili publikisht mohon, e vë në dyshim, miraton ose përpiqet për të justifikuar gjenocidin fashist apo komunist apo krime të tjera të nazistëve apo komunistëve kundër njerëzimit.

– Në Poloni mohimi publik dhe kunderfaktual për krime naziste, krimeve të komunizmit dhe krimeve të tjera kundër paqes dhe njerëzimit ose krimeve të luftës është një vepër penale.

– Në Hungari refuzimin publik, vënia në dyshim ose degradimin e faktit të genocidit dhe krime të tjera kundër njerëzimit të kryera nga regjimet socialiste dhe komuniste kombëtare është një vepër penale.

– Në Lituani lejimi publikisht, mohimi apo venia në dyshim e krimeve ndërkombëtare dhe krimet e kryera nga BRSS (Bashkimi Sovjetik) apo Gjermania naziste kundër Republikës së Lituanisë apo banorëve të saj, është një vepër penale”.

Ka disa aspekte që po punohet në këtë drejtim, te cilat janë:

• Edukimi dhe ndërgjegjësimi
• Projektet kërkimore
• Simbolet e totalitarizmit
• Kuadri ligjor mbi mohimin e krimeve

Në raport gjithashtu citohet:

“Më 16 qershor 2009 Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miratoi konkluzionet duke deklaruar se, “Për të forcuar vetëdijen Evropiane të krimeve të kryera nga regjimet totalitare, kujtimi i të kaluarës të trazuar të Evropës duhet të ruhet, pasi pajtimi do të jetë i vështirë pa kujtimin”.

• Kuadri ligjor mbi mohimin e krimeve

6000 jetë njerëzore janë marrë, dhe më pas trupat janë zhdukur nga Institucionet e Shtetit Shqiptar, gjate viteve 1944 – 1991.
Këta mund të kishin qene, apo edhe mund të jene: gjyshërit, baballarët, vëllezërit, motrat, bijtë dhe bijat apo të afërmit e secilit prej nesh.
Në këtë kontekst, në linjë me shtetet e tjera Evropiane si: Çekia, Polonia, Hungaria dhe Lituania, një numër shoqatash dhe aktivistesh nga Britania e Madhe, në bashkëpunim me diasporën shqiptare në vendeve te ndryshme dhe grupe te tjera të interesit, iu kemi propozuar dhe kërkuar Parlamentareve Shqiptare, ndryshimin e Kodit Penal, duke parashikuar si vepër penale të veçante:
“Miratimi, lejimi publikisht, mohimi apo vënia në dyshim ose përpjekja për të justifikuar krimet fashiste, naziste dhe komuniste, degradimi i faktit të genocidit dhe krime të tjera kundër njerëzimit nga regjimet totalitare, përbën vepër penale”
Kjo iniciative është mbështetur fuqimisht edhe nga drejtuesit e partive Politike Shqiptare në Britani, Z. Lavdrim Krashi – Përfaqësues Politik i Partisë Socialiste në Londer MB) dhe Z. Naim Hasani – Kryetar i Partisë Demokratike, në Londër, MB.
Duke e përfunduar, të vetëdijshëm për rolin dhe përgjegjësinë që kemi, ju bëjmë apel mbare diasporës shqiptare dhe të gjitha grupeve të tjera te interesit në Shqipëri, ti drejtohen me një shkrese elektronike Parlamentareve Shqiptarë të Qarkut të tyre, duke ju kërkuar ndryshimin e sipërcituar në legjislacionin penal shqiptar.
Me këtë iniciative në synojmë të shërbejmë si një katalizator, për ndërtimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës, duke garantuar Te Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, mbrojtjen e dinjitet dhe te personalitetit njerëzor, pajtimin, harmoninë shoqërore, në shërbim të aspiratës tonë për identitet dhe bashkim kombëtar.

*Anëtar i Bordit Drejtues të MEAF
Fondacionit te Shqiptareve Etnike në Midlands.
www.meaf.org.uk
Email: contact@meaf.org.uk

Tags: edi rama
Previous Post

Kosova, Shpengimi i të rinjve në muzikë dhe futboll

Next Post

Ish-presidenti kroat: Shpresoj që miku im Haradinaj të lirohet shpejtë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ish-presidenti kroat: Shpresoj që miku im Haradinaj të lirohet shpejtë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.