Gjermanishtja del si gjuhë e parë vetëm në pak vende, pothuajse në krejt Ballkanin dhe në një shtet të vetëm në Afrikë, Namibinë. Kështu, Gjermanishtja është gjuha më popullore në Bosnjë, ku mësohet nga gjysma e përdoruesve të “Duolingo”-s dhe në shtetet e tjera të Ballkanit si Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria.
Në hartë nuk ka të dhëna për Kosovën. Aplikacioni thotë se gjermanishtja është shumë popullore në të gjithë rajonin, i cili është afër gjeografikisht me vendet gjermanishtfolëse si Gjermania, Austria dhe Zvicra. Ka një histori të gjatë marrëdhëniesh të ngushta ekonomike mes Gjermanisë dhe krejt rajonit (p.sh. prej këtij rajoni Gjermania ka marrë punëtorë pas Luftës II Botërore dhe deri në ditët e sotme.)
Shumë të rinj në Shqipëri edhe më gjerë në rajon, po përpiqen të mësojnë gjermanisht dhe të transferohen me punë në Gjermani, falë programeve që ky shtet ka rinisur vitet e fundit për thithjen e krahut të punës. Sa i përket Namibisë, ky shtet ka qenë koloni e Gjermanisë dhe gjermanishtja ka qenë gjuhë zyrtare në vend deri në vitin 1990. Edhe tani flitet nga një e treta e popullsisë së vendit.






















