Ai tregon edhe “agjendën” e LDK-së dhe PDK-së gjatë ditëve në vazhdim deri në publikimin e siç e quan ai “koalicioni i fshehtë”, e më pas gjitha akuzat bien në ujë, shkruan lajmi.net.
Ja statusi i plotë i Avni Arifit në Facebook:
“Ja ka nisë LDK-ja me PDK- në kishe po ngucen tash për t’u bashkuar sërish pas zgjedhjeve.
Javët në vijim LDK-ja akuzon PDK-në për vrasje politike, kurse PDK-ja akuzon LDK-në për komunizëm.
Pas zgjedhjeve kur ta publikojnë koalicionin e mshehtë, kryetari i LDK-së thotë se s’ka pasur vrasje politike, veç deklarata politike dhe është punë e prokurorisë. Kurse, PDK thotë ne nuk jemi përjashtues dhe se LDK është shtetformuese dhe “dyqysh e butë bash qysh po na duhet””, shkruan ai.






















