“Mirsad Ndrecaj e ka kërkuar Ali Ahmetin në orët e para të mëngjesit, diku ora 9-10. Ahmeti njëherë nuk është përgjigjur, me siguri nuk e ka njohur numrin. Pastaj Mirsadi e ka njoftuar me anë të sms-së se jemi në Kumanovë. Pas pak minutave Ali Ahmeti e ka thirrur Mirsadin. Mirsadi i ka thënë: “ Kryetar bën çmos me që je në qeveri sepse munden me u vra shumë civil, ndoshta edhe janë vra deri më tash”. Ka edhe një bisedë mes Ali Ahmetit dhe Mirsadit që nuk është sjellur si transkript. A ka biseda tjera? Mund të ketë pasur tjera, por unë e kam dëgjuar vetëm këtë. Nga ajo që kam lexuar Ali Ahmeti ka menduar se ka fol me mua. Si ka vijuar pastaj biseda mes Ali Ahmetit dhe Mirsad Ndrecajt? Fjalët e para të Ali Ahmetit ishin: “Po më dridhet trupi”. Ai u frikua më shumë se ne. Ai na tha se do të bëjë përpjekje. Por nga ajo çfarë nodhi u pa se ai edhe pse është në Qeveri akush nuk e pyet”.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















