Në seancën e fundit dëshmoi i akuzuari Sami Ukshin, alias Komandat Sokoli.Ai tha se policët e forcave speciale që humbën jetën në “Lagjen e Trimave” kanë qenë të vrarë nga kolegët e tyre.
Sipas tij, grupi ishte i gatshëm për dorëzim, por pastaj udhëheqësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme refuzuan një gjë të tillë.Në këtë shkëmbim zjarri në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë humbën jetën tetë pjestarë të forcave speciale maqedonase dhe dhjetë pjestarë të grupit të armatosur.






















