Këtë kërkesë në Këshillin e këtij Fakulteti e ka paraqitur profesori i arteve, Xhevdet Pantina, i cili pretendon se ka fakte të mjaftueshme për këto shkelje.
Ndërsa dekani, Agim Selimi, i ka mohuar këto akuza, duke thënë se pret që Këshilli i Fakultetit të enjten ta shqyrtojë këtë kërkesë.
Gazeta ka siguruar kërkesën e profesorit Pantina.
Pantina: Kam fakte për shkelje dhe falsifikime nga dekani
Profesori, Xhevdet Pantina, ka thënë për se është i vendosur që t’i luftojë parregullsitë dhe shkeljet në këtë Fakultet.
“Kam dokumente të mjaftueshme që i dëshmojnë këto shkelje dhe falsifikime, të cilat nesër do t’ia paraqes Këshillit të Fakultetit”, ka deklaruar Pantina
Kurse, në kërkesën për inicimin e procedurës së shkarkimit të dekanit Agim Selimi, profesori Pantina ka thënë se këtë kërkesë po e bën me qëllim të ndërprerjes së kundërligjshmërisë në këtë Fakultet.
























