Banorët e kësaj lagjeje kanë dërguar fotografi në adresën e lajm.net duke u ankuar për gjendjen jo të mirë me kontejnerët dhe mos largimin e mbeturinave të ngurta.
Në fotografi shihen mbeturinat e ngurta që kanë mbetur pa u larguar, por edhe kontejnerët që nuk janë në gjendje të mirë.
Kujtojmë se ankesa ka pasur në vazhdimësi për mbeturina në kryeqytet, pavarësisht që premtimet kanë qenë.