Ai është ndalur më shumë te pasojat që do kishte Evropa, kur dihet se Le Pen do të mund të organizonte referendum për daljen e Francës nga BE.
“Nëse ajo kërkon një Frexit çfarë do të ndodhë me Evropën? Evropa u themelua që Franca dhe Gjermania e të tjerët të punojnë bashkërisht”, u shpreh ish-ministri francez i financave.
“Por kjo nuk duhet të ndodhë. Do të ishte një çmenduri. E di se francezët nuk do ta votojnë dikënd që mund ta largojë Francën nga Evropa. Do të ishte fundit i projektit evropian”, shtoi Moscovici.
Në sondazhet e fundit, Le Pen në raundin e parë del si fituese. Por në raundin e dytë ajo është larg që të bëhet presidente, pasi me përqindje të lartë kryeson kandidati i pavarur, Emmanuel Macron.























