Zahir Bajrami i cili mban pozitën e drejtorit të financave në qeverinë e Kosovës është arrestuar se bashku me djalin e tij para pakë ditëve.
Në këtë mënyrë kolegji i kësaj gjykate ka refuzuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11.02.2017.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e bërë në ankesa nuk qëndrojnë, ngase nga shkresat e lëndës, rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për te cilën po dyshohen, ndërsa gjykata e shkallës se parë ka dhënë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase në përputhje me nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.






















