• Latest
  • Trending
  • All

Evropa është një fuçi baruti, Ballkani është thjesht fitili

18/02/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Evropa është një fuçi baruti, Ballkani është thjesht fitili

18/02/2017
in Aktualitet, Lajme

DW: Ballkanin Perëndimor (Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci) toni midis shteteve apo grupeve të ndryshme etnike po bëhet më i ashpër. Të krijohet përshtypja se rajoni po bëhet përsëri më i paqëndrueshëm. A duhet Evropa të preokupohet përsëri për Ballkanin Perëndimor?

Mappes-Niediek: Unë besoj që po. Retorika natyrisht në radhë të parë shërben për t’u prezantuar si mbrojtës përpara zgjedhësve. Nëse flet keq për fqinjin e urryer, kjo pritet mirë. Me këtë krijon një lloj ndjenje kërcënimi dhe njëkohësisht u jep njerëzve përshtypjen sikur je personi i duhur për t’i mbrojtur ata nga kërcënimi. Një shembull i mirë për këtë ishte treni, që qeveria serbe donte ta dërgonte në Kosovë. Në tren ishte shkruar “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë. Treni po ashtu ishte zbukuruar me shumë ikona dhe të tjera simbole serbe. Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, e lejoi këtë e pastaj e ndaloi trenin pak para kufirit për arsye gjoja të rrezikut. Në këtë mënyrë ai u prezantua njëkohësisht edhe si mbrojtës i Serbisë duke i akuzuar kosovarët se janë agresivë. Pra, kjo funksionon dhe u shërben të dyja palëve: kryeministri serb Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë nevojë për njeri-tjetrin. Në fakt kjo nuk mund të jetë e rrezikshme, por mund të bëhet e tillë nëse prej saj shpaloset dinamika. Kjo është e mundur e faktikisht rreziku ekziston. Sa më shumë të dobësohet BE-ja dhe sa më e zbehtë të jetë influenca e saj dhe mjetet e presionit, aq më shumë nxitet që një zhvillim i tillë. Unë nuk besoj që do të ketë një orientim drejt Moskës ose Turqisë, por pozicionet do të ashpërsohen.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

DW: Çfarë roli luan BE-ja në këtë rajon dhe çfarë mundësi-influence ka Unioni?

Mappes-Niediek: BE-ja në 20-25 vjetët e fundit ishte e vetmja alternativë ndaj shteteve të vogla, të cilët nuk i duan të mirën njeri-tjetrit. Perspektiva “ne duam në BE” kudo ka luajtur një rol të madh. Kjo nisi në vitin 1991 kur Sllovenia u pavarësua. Asokohe ministri i Jashtëm, Dimirtije Rupel, tha se copëtimi i Jugosllavisë dhe bashkimi i Evropës janë anët e së njëjtës medalje. Pa njërën nuk mund të ndodhte tjetra. Kjo do të thotë, përderisa Evropa bashkohet, shpërbëhet Jugosllavia, pasi ata që duan të shkëputen duhet ta bëjnë këtë shpejt tani e të mos presin derisa edhe të tjerët të arrijnë të bëjnë të njëjtën gjë. Sllovenia nuk donte të ishte një vend i vogël, një ishull i izoluar në oqeanin e botës, por donte të ishte një pjesë e një Bashkimit Evropian… edhe më shumë vlen kjo për kombet e tjera. Nuk ka asnjë koncept sesi këto shtete të vogla nacionale mund të mbijetojnë në një botë të globalizuar nëse nuk ekziston BE-ja. Njerëzit besojnë tek BE-ja, ato e duan BE-në sepse nuk u besojnë elitave të tyre. Kjo ishte e vetmja histori. Por ajo pësoi një goditje të rëndë kur më 2014-n presidenti i ri i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, bëri të qartë se në pesë vjetët e ardhshme nuk do të ketë zgjerim. Ndonëse edhe më parë dihej që kjo është e vërtetë duke e thënë kaq hapur, është mbyllur edhe një derë. Marrim shembullin e Maqedonisë: që prej 11 vjetësh ky vend është kandidat për në BE, por për shkak të vetos së Greqisë nuk mund t’i nisë bisedimet e anëtarësimit. Këtij vendi i  është dashur që të orientohet ndryshe e kështu bëri. Atje pati një zhvillim që po lulëzon tani edhe në vende të tjera të Ballkanit: një udhëheqje gjithnjë e më autoritare, që nuk do t’ia dijë se ç’mendojnë të tjerët për të. Është një udhëheqje, që herë pas here orientohet nga Moska dhe nuk kujdeset ndaj kërkesave që bën BE-ja për demokratizim dhe për shtet ligjor.

DW: Çfarë keni parasysh kur thoni se njerëzit në Ballkanin Perëndimor kanë nevojë për BE-në si një korrigjues për elitat e tyre politike?

Mappes-Niediek: Njerëzit duan njëfarë sigurie. Kështu në Maqedoni më kanë thënë se dikur në ish-Jugosllavi i janë drejtuar Beogradit kur kishin përshtypjen që qeveria ka marrë kot ose vepron e influencuar nga grupet e interesit. Duhej të kishte një instancë më të lartë, vetëm me qeverinë në Shkup ishte e vështirë t’ia dilje. Ngjashëm shprehen njerëzit edhe në Beograd: nëse udhëheqja jonë bëhet autoritare, jemi deri në njëfarë mase të sigurt për aq kohë sa kemi shpresën për anëtarësim në BE, në mënyrë që këtyre drejtuesve të mos u shkojë mendja të fusin në burg të gjithë opozitarët. Kjo të jep njëfarë sigurie, kontroll, mbikëqyrje. Njerëzit në këto vende e dinë se disa qeveri nuk ndihen të detyruara për të respektuar standardet demokratike dhe ato të shtetit ligjor. Por ato e dinë që në Bruksel është ndryshe dhe ato nuk mund t’i lejojnë të gjitha. Kjo luan një rol shumë të rëndësishëm nëse bëhet fjalë për mbështetjen e perspektivës evropiane, madje kjo është edhe më e rëndësishme sesa liria e lëvizjes së forcave të punës apo paratë nga Brukseli.

DW: Pra ekziston dëshira për një patronazh nga BE-ja?

Mappes-Niediek: Në njëfarë mënyre po. Kjo ka ndodhur edhe gjatë luftërave në Jugosllavi kur kërkohej një protektorat i Evropës. Kjo nuk funksionoi ose nuk funksionoi mirë. Por në rajon e dëshirojnë deri diku njëfarë hegjemonie, një dominim të mendimit dhe veprimit evropian dhe një demokraci evropiane.

DW: A munden vendet e Ballkanit pa një influencë-kontrolli të BE-së që të zhvillohen drejt forcimit të shtetit ligjor dhe standardeve demokratike?

Mappes-Niediek: Unë besoj që ato munden, por u mungon një motivacion i fortë. Ata, që më së shumti i kanë ndërkombëtarizuar vlerat evropiane, kanë humbur një aleat të rëndësishëm. Ata kishin një gur të çmuar në dorë: duke thënë se nëse bëni kështu si ne, atëherë do të vini në BE. Nëse tani nuk mund ta thonë më këtë, atëherë imazhi i tyre në shoqëri është një ndër shumë të tjerë. Në rastin më të keq dominojnë konceptet autoritare. Anëtarësia në BE nuk është garanci, që nuk mund të ketë zhvillime drejt autokracisë, që nuk mund të ketë kthim pas. Këtë e shohim në Hungari.

DW: A shihni në Ballkan rrezikun që Rusia të marrë një rol të rëndësishëm, ndoshta në vend të BE-së?

Mappes-Niediek: Unë nuk besoj që këto vende tani do të orientohen kah Rusia, ashtu siç rëndom shprehet kjo drojë. Rusia në thelb nuk ka shumë për të ofruar, përveç energjisë, ky vend do të mbingarkohej duke luajtur tani një rol, siç e ka luajtur deri më sot BE-ja. Këtë e dinë të gjithë. Por rusët mund ta shfrytëzojnë mundësinë që ta vështirësojnë situatën.

DW: A mbetet Ballkani një fuçi baruti sikurse thuhet shpesh?

Mappes-Niediek: Ballkani në fakt nuk është aspak fuçi baruti. Fuçi baruti është Evropa. Por Ballkani është fitili. Kjo është e rrezikshmja. Konfliktet që krijohen aty, nuk mbeten aty. Ato nuk mund të izolohen. E pikërisht situata aktuale, ku bota është bërë e paqëndrueshme, ku nuk ka një fuqi orientuese, palët e konfliktit në Ballkan e kanë edhe më të lehtë të gjejnë aleatë diku mes fuqive të mëdha. E në fakt kjo është situatë si në vitin 1914 – e kësaj duhet t’i trembemi më së shumti.

(Norbert Mappes-Niediek është gazetar, ekspert dhe autor për zhvillimet në Evropën Juglindore. Ai si gazetar shkruan për gazeta të ndryshme gjermanofone dhe ka botuar disa libra për Ballkanin Perëndimor. Ndër botimet e fundit është libri “Romë të varfër, ciganë të këqij”.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Hoxhaj në Mynih takon Hahnin, bisedojnë për MSA-në dhe liberalizimin e vizave

Next Post

Ambasada e Kosovës në Bernë, pritje solemne për 17 Shkurtin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ambasada e Kosovës në Bernë, pritje solemne për 17 Shkurtin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.