Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve civile, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe katër femra, transmeton lajmi.net.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njëri nga drejtuesit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.





















