Rasti ka ndodhurën në Pejë, ndërkaq Policia e Kosovës e ka hapur rastin si ‘dhunim’.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull K/Boshnjak dhe një femër K/Shqiptare, pasi që sipas viktimës femër K/Shqiptare pa dëshirën e saj e kanë detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me të dyshuarit”, thuhet në raportin e Policisë. Por çuditërisht, me vendim te prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.





















