Ai ka thënë se gjykimi duhet të thirret në një afat sa më të shpejtë, ndërkohë që për mbajtjen e tij në burg gjatë kohës së ri-gjykimit, avokati Vllajiq, ka thënë se do të vendos gjykatësi i rastit nga Gjykata Themelore.
Oliver Ivanoviq, kryetar i Nismës Qytetare, Serbia, Drejtësia, Demokracia ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Mitrovicën Veriore, për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile shqiptare”.






















