Gjatë kontrollit në banesën e tij në Ano Poli, Selanik iu gjet një sasi droge, armë, fishekë edhe para.
Në banesën e 23-vjeçarit u sekuastreuan 6 kg 277 gramë marijuanë të ardhura nga Shqipëria nëpërmjet një gome makine, 1 kallashnikov me dy krehëra me 50 fishekë, 1 pistoletë, 1 granatë, 185 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 1 celular dhe 120 euro.























