Njëkohësisht, si amendamenti i 24-të, në seancën e nesërme plenare të Europarlamentit në Strasburg, 751 eurodeputetë do ta konfirmojnë Rezolutën për Shqipërinë, ku Kovaçev dhe Xhambaski në momentin e fundit duan të shtyjnë tezën se pakica maqedonase në tre vendet e potencuara është në të vërtetë bullgare.
“PE-ja vëren se nevojiten përpjekje shtesë për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha pakicave në Shqipëri, përmes implementimit të tërësishëm të ligjdhënies relevante dhe rekomandon mbrojtje të të drejtave të personave me kombësi bullgare në Prespë, Golobërdë dhe Gorë të mundësohet me ligj dhe e siguruar në praktikë”, thuhet në amendamentin e eurodeputetëve bullgarë të Rezolutës shqiptare.
Paraprakisht, Kovaçev në PE ka deklaruar se “në Shqipëri jetojnë 100 mijë bullgarë, të cilët nuk i kanë të gjitha të drejtat e një pakice të pranuar”. Shteti shqiptar në Golobërdë, Gorë dhe Prespë të Vogël i njeh vetëm maqedonasit.























