Papadopoulou gjatë konferencës për sigurinë e gazetarëve të organizuar nga OSBE-ja ka thënë se mediat e lira dhe të pavarura janë një parakusht për një qeverisje të mirë.
“Një nga sfidat më të mëdha për funksionim është frika nga ndëshkimi burgimi dhe vdekja dhe gazetarët nuk mund të operojnë me frikë”.
“Liria duhet të mbrohet gjatë gjithë jetës tonë dhe një pjesë e mbrojtjes së kësaj lirie është që të flitet për viktimat dhe kemi pasur shumë gazetarë që kanë vdekur”.
“Roli i medias bëhet edhe më i rëndësishëm gjatë konfliktit dhe shteti duhet të krijojë kushte që gazetarët të raportojnë edhe në konflikt”.
“Familjet e tyre kanë nevojë për përmbylljen e këtyre rasteve”, ka thënë Papadopoulou.
Shefja e EULEX-it ka përmendur rastet e gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur duke thënë se si EULEX e kanë për detyrë për t’i hetuar.






















