“E përshëndes zgjedhjen e Presidentit Frank-Ëalter Steinmeier nga parlamenti gjerman duke shprehur bindjen se me të në krye të shtetit Gjermania ka për të vazhduar të luajë rolin protagonist që ka në Evropë”, ka shkruar Veseli në facebook.
Lexo postimin e plotë:
E përshëndes zgjedhjen e Presidentit Frank-Walter Steinmeier nga parlamenti gjerman duke shprehur bindjen se me të në krye të shtetit Gjermania ka për të vazhduar të luajë rolin protagonist që ka në Evropë. E falenderoj përzemërsisht Z. Steinmeier për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në postin e ministrit të jashtëm dhe i uroj sa më shumë sukses në përmbushjen e detyrës së re fisnike që ka marrë.























