Po kështu, ministri theksoi se do të ketë sanksione të qarta ndaj çdo lloj shfrytëzimi që mund t’i bëhet fëmijëve. Ligji tregon mënyrën sesi institucionet duhet të veprojnë, në rast se fëmija vjen në shkollë i dhunuar nga familja apo e kundërta.
Sipas ATSH, studimi i fundit i World Vision tregoi se 3 në 4 fëmijë të varfër në Shqipëri, pohojnë se e kanë ndeshur dhunën dhe abuzimin në jetën e tyre.
Ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve është depozituar në Kuvend për të kaluar për miratim nga parlamenti.






















