• Latest
  • Trending
  • All

Balkans@Work, një rrjet rajonal për punësimin e të rinjve

11/02/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 2 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Balkans@Work, një rrjet rajonal për punësimin e të rinjve

11/02/2017
in Aktualitet, Lajme
Zhvillimi ekonomik dhe ulja e varfërisë në një vend është e lidhur ngushtësisht dhe me punësimin e qytetarëve, sidomos me grupmoshat e reja apo grupet e margjinalizuara. Kjo është një sfidë e mprehtë me të cilën përballen, ku më shumë e ku më pak vendet e Ballkanit. SwissContact, organizata zviceriane që mbështet zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe mjedisor prej rreth 6 dekadave në shumë vendeve të botës ka iniciuar ditët e fundit ndërtimin e një rrjeti ndërballkanik për punësimin e të rinjve. Jo pa qëllim Tirana ishte mikpritëse e takimit prezantues të rrjetit, pas SwissContact-i ka në kryeqytetin shqiptar zyrën rajonale të programeve mbështetëse.

Klidor Rustemi, menaxher për projektin “Këshillimi drejt punësimit dhe sipërmarrjes” prej vitit 2010, tregon se tani kjo metodë mund të aplikohet për kategori të ndryshme por dhe vende të ndryshme të rajonit. Jemi në kushtet kur eksperiencën mund ta ndajmë dhe me partnerë të tjerë në vendet ballkanike, agjenci ndërkombëtare, donatorë, aktorë të tregut dhe vendimarrës të cilët janë të angazhuar për punësimin e të rinjve, thotë Rustemi për Deutsche Welle-n.

“Takimi i Tiranës është lancimi i kësaj sinergjie që do të vijohet me kontakte periodike mes grupeve të interesit nga vendet tona, për bashkëveprim mes donatorëve dhe agjencive zbatuese, organizimin e projekteve të përbashkëta në nivel rajonal për të aplikuar modelet më të mira në shtetet tona. Ne kemi filluar me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Synojmë që ta zgjerojmë grupin bashkëpunues edhe me Serbinë, por dhe me dy vendet anëtare të BE-së Rumaninë dhe Bullgarinë.”

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Orientim dhe formim profesional

Këshillimi drejt punësimit dhe sipërmarjes është një metodë zviceriane, e cila gjatë periudhës një vjeçare asiston të rinjtë dhe të rejat që kanë kualifikime të pakta dhe vështirësi për të gjetur punë. Sipas ekspertëve të SwissContact-it në Shqipëri, gjithçka arrihet përmes orientimit, formimit profesional, praktikave në biznes, granteve të vetëpunësimit, si dhe ndërmjetësimit për punësim. Eriola Shingjergji nga SwissContact në Tiranë thotë për Deutsche Welle-n se procesi realizohet nga këshillues të trajnuar, të cilët vijnë shoqëria civile dhe nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

“Universiteti i Lucernës në Zvicër kujdeset për specializmin e këshilluesve. Në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat, të rinjtë arrijnë më në fund të integrohen në tregun e punës. Deri më tani rreth njëmijë vajza dhe djem janë përfitues nga ky program” Ranko Markuš, drejtues ekipi për punësimin e të rinjve në Bosnjë-Hercegovinë e vlerëson ndërtimin e rrjetit, pasi sipas tij, bëhet fjalë për një çështje që është shumë sensitive në të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Kuptohet që ka diferenca në problematikën që has secili nga vendet tona, por ama ka shumë vend për të shkëmbyer eksperiencat dhe përvoja në përballjen me fenomenin e përhapur të papunësisë në radhët e të rinjve. Për shembull ne jemi duke bashkëpunuar me një kompani konsultuese gjermane, që ka dy shtylla kryesore: së pari, për të rikonstruktuar shërbimin publik të punësimit në vendin tonë, si dhe duke mbështetur sipërmarrje të të rinjve që kërkojnë të hyjnë në treg apo për t’i mbijetuar në të”.

Gjallërimi i aktorëve lokalë si oportunitet për punësimin

Linda Gashi, përgjegjëse për komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun në projektin e nxitjes së sektorit privat për punësimin e të rinjve që zbatohet në Kosovë e shikon tryezën e Tiranës si të frytshme. Aty u ulën të gjitha palët e interesuara, thotë ajo për Deutsche Welle-n, ishin dhe donatorët nga vendet e rajonit, por dhe organizata dhe institucione ndërkombëtare, si USAID-i, GIZ, agjenci austriake etj.

“Mua më duket me më shumë vlerë diskutimi për t’i bërë sa më efektive donacionet që jepen për programet e punësimit, sidomos tek të moshat e reja apo grupet e margjinalizuara sociale. Në Kosovë më shumë se gjysma e popullatës janë në grupmoshën 24-28 vjeç, të cilët janë vërtet në moshën aktive por nuk janë të tillë në kontributin që japin në ekonominë e vendit, sidomos në sektorin privat. Për aspektin e punësimit ne jemi të orientuar në dy sektorë, atë të turizmit, më shumë në Kosovën perëndimore ku përfshihet turizmi malor, së dyti, jemi të orientuar në fushën e përpunimit të ushqimit. Filozofia jonë është për gjallërimin e aktorëve lokalë, dmth fuqizimin e tyre për të krijuar oportunitet për punësimin e të rinjve.

Pjesmarrësit në takimin e Tiranës patën mundësi konkrete që të shkëmbejnë mendime dhe përvoja, por dhe të jenë bashkë në një vizitë pune në tre qendra punësimi: në një kompani biznesi, në një zyrë pune dhe në një organizatë joqeveritare që është e angazhuar në këtë drejtim.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Ministri i Jashtëm i Austrisë  nesër do të vizitojë Maqedoninë

Next Post

Patent shoferët e Serbisë, njihen në Austri

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Patent shoferët e Serbisë, njihen në Austri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.