Deputeti i VV-së Rexhep Selimi, tha se ky projektligj do të shërbejë për legalizimin e armëve të shumta që qytetarët e vendit i posedojnë ilegalisht, raporton Ekonomia Online.
Ai po ashtu tha se si Komision kanë formuluar 17 amendamente për të cilat pret të miratohen nga deputetët e kuvendit të Kosovës.
Për koston e legalizimit të armëve u tha se i mbetet qeverisë të vendos.
Projektligji u miratua nga të gjithë anëtarët e komisionit dhe do të shkojë në kuvend për miratim.






















