Mësohet se shqiptarët e arrestuar mund të jenë autorët e 26 vjedhjeve në banesa nga mesi i dhjetorit 2016 e deri në janar 2017.
Të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, sipas mediave italiane vepronin në dy grupe të ndara dhe pas bastisjeve në Milano, ato i transferonin të ardhurat e vjedhur dhe sendet e tjera në vende të ndryshme, duke përdorur makina të fuqishme.
Të arrestuarit dyshohet se do të kryenin krime të ngjashme në provincën Novara dhe në krahina të tjera të Italisë veriore.






















