KEDS/KESCO thotë se është duke importuar sasi të konsiderueshme që shkon deri në 465 MËh, “por kjo sasi nuk po mjafton”.
“Po bëjmë maksimumin që të sigurohet sasi shtesë, por është shumë e vështirë, pasi ka mungesa të mëdha edhe në rajon”, potencon KEDS-i në njoftim.
KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë e cila është krijuar nga devijimi i prodhimit të planifikuar.






















