Ndërsa me planin e mobilitetit do të vihen në funksion edhe autobusët dhe linjat e tjera. Bileta për këta autobusë do të kushtojë 50 centë, për pensionistët është falas, ndërsa priten çmime të reduktuara për studentë.
Miranda Mullafazliu, zëdhënëse në Komunën e Prishtinës, ka thënë për “Zërin” se edhe kontingjenti i dytë prej 15 autobusësh tashmë ka arritur në Prishtinë dhe se pas përfundimit të disa procedurave teknike do të dalin në komunikacion.
“Në Prishtinë tashmë kanë arritur të dy kontingjentet e para të autobusëve të rinj dhe do të hyjnë në funksion në linjat 3 dhe 4 të trafikut urban me të përfunduar edhe disa procedura teknike dhe administrative.






















