Ka disa javë që ka rënë bora e fundit në Prishtinë, por ajo ka lënë gjurmët e sajë edhe brenda objektit të Komunës së Prishtinës.
Në katin e dytë të objektit të Komunës gjendet kabineti i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, përballë zyrës së nënkryetarit, Dardan Sejdiu ndodhet ballkoni, i cili është i mbushur plotë me akull.
Aty ku ka rënë dielli, akulli është shkrirë, ndërsa pak është hequr edhe për t’i bërë vend ndonjë zyrtari që pinë duhan. Ballkoni është i mbushur ende plotë me copa akulli dhe duqa të duhanit. Për ironi, lopata dhe shpuzorja e madhe e duhanit qëndrojnë të dyja aty. /Lajmi.net/





























