Llalla akuzoi ambasadorin Lu për “sulme jo diplomatike” dhe gjithashtu tha se ai po përpiqet të shantazhojë në mbylljen e një hetim për një kompani ndërkombëtare.
“Presioni i ambasadorit amerikan në Tiranë… përpiqet që të manipulojë opinionin publik dhe të zhvlerësojë institucionet” , ka thënë Llalla në një deklaratë për Associated Press.
Lu tha se gjyqtarë ndërkombëtarë dhe prokurorë nga vendet anëtare të BE-së do të vijnë në Shqipëri javën e ardhshme që të monitorojnë procesin e reformës dhe verifikimin e zyrtarëve të emëruar nga organet e ekzekutivit.
Javën e kaluar ambasada amerikane njoftoi, pa dhënë emra se “ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza”.
Sipas tij, “SHBA i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.”
Llalla pranoi se ai dhe gruaja e tij ishin në mesin e atyre në shënjestër.
Sipas The Washington Post, BE-ja do rezultate të prekshme para vendosjen së datës për negociata për anëtarësim. Shqipërisë iu dha statusi i kandidatit të BE-së në vitin 2014.























