Christian Kroenes, regjisor dhe producent i filmit dokumentar, “Një Jetë Gjermane” ka thënë Pomsel ka vdekur në qytetin e Mynihut më 27 janar, që është edhe Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit.
Pomsel, në filmin e Kroenes ka thënë se gjermanët e rëndomtë nuk e kanë ditur se çfarë po ndodhte në shtetin totalitar të Adolf Hitlerit.
“Ne vet kemi qenë të ngujuar në një kamp të gjërë të koncentrimit”, ka thënë ajo.
Kroenes ka thënë se Pomsel ka qenë e kthjellët kur ka biseduar gjatë ditëlindjes së saj më 11 janar.
Ministri i propagandës naziste, Goebbels ka bërë vetvrasje në maj të vitit 1945.























