Ndërsa përqendrime me të larta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 256.0µg/m3.
Ky përkeqësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pa favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, mjegulla e dendur, shpejtësia e erës 0.0m/s, lagështia e lartë e ajrit 98%, shtypja atmosferike 952.6mb, temperatura -11.6oC. Kjo gjendje ka ndikuar që mos të ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen në ajër.
Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore.
























