Qeveria e Kosovës ditë më parë ka emëruar Komisionin për Matjen e Territorit të Kosovës pas pretendimeve të opozitës se me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi vendi humb rreth 9000 hektarë tokë, Komision i cili udhëhiqet nga kryeakademiku Hivzi Islami.
Ky i fundit në një fejton të tij, të botuar muaj më parë në gazetën “Zëri”, ka insistuar se me Marrëveshjen për Demarkacionin Kosova nuk humb tokë, përderisa deputetin e LDK-së Shpejtim Bulliqin, i cili e kishte kundërshtuar marrëveshjen, e kishte quajtur imbecil.
Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë për “Zërin” se Marrëveshja e Demarkacionit do të dërgohet në Kuvend atëherë kur koalicioni do t’i ketë vota.





















