Tri kompani i deponuan ankesat në OSHP dhe që të trija eksprtet e OSHP-së i vlerësuan si pjesërish të bazuara.
Gazeta Fjala ka siguruar raportin e ekspertëve të OSHP-së të cilët kërkojn anulimin e mënjehershëm të këtij aktivitetit kontraktues.
“Prandaj eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ta anulojë vendimin e AK-së për dhënie të kontratës dhe propozon që ky aktivitet i prokurimit të Rivlerësohet, ndërsa ankesat e OE-ve, ankues të aprovohen si pjesërisht të bazuara”, thuhet në raport.
Gazeta Fjala pati raportuar më herët se kompania Al Trade ishte shpallë fituese, ndonëse në garë ishin disa kompani që ofruan çmim më të lirë.
Po ashtu, në komisionin vlerësues Ministria e Shëndetësisë, e prirë nga Imet Rrahmani, e kishte vendosur ish-zyrtaren e kompanisë “Al Trade”.
Bëhet fjalë për Donjeta Berisha-Reçica, e cila sipas dokumenteve që patë siguruar Gazeta Fjala, është njëra prej katër anëtarëvë që ka vendosur në tenderin për “Ndërtimin e spitalit në Ferizaj”.
Ndërkohë, Gazeta Fjala mëson se Berisha-Reçica vite më parë në “Al Trade” kishte ushtruar detyrën e zyrtares në administratë dhe ngritë dyshimet për konflikt interesi në këtë proces.
Gazeta Fjala mëson se për këtë tender nesër do të mbahët një seancë, ku pritete që OSHP ta jap edhe vendimin e fundit rrethë këtij tenderi.























