Parashihet që për dy vite të bëhet analiza e strategjisë dhe plani aksional, që do të publikohet së shpejti. Njëkohësisht është duke u përgatitur një ligj i ri për mbrojtje të të dhënave personale me të cilin do të duhet të përshtaten edhe ligje tjera.
Forcimi i pozicionit të oficerëve për mbrojtje të të dhënave pesonale në institucionet publike dhe në sektorin privat është pjesë e projektit në fjalë. Tani për tani, Maqedonia ka gjithsej 2758 oficerë që janë emëruar nga të punësuarit në sektorin publik dhe privat. Ata trajnohen vazhdimisht.






















