Në ndikimin e temperaturave negative në të gjithë territorin do të mbetemi edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës duke bërë që dita e shtunë të jetë dita më e ftohtë e dimrit deri tani. Era do të fryjë e fortë duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë 60 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë edhe deti do të jete i trazuar duke gjeneruar dallgëzim 6 ballë.






















