Sipas tij, zgjidhja për murin mund të vijë vetëm atëherë nëse të dyja palët ulen në një tavolinë.
Ai ka shtuar se Kuvendi duhet ta kuptojë që nevojitet krijimi i Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe.
Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se janë të gatshëm t’i dëgjojnë brengat e palës serbe.
“Simiq e di mirë se kryeministri ka qenë gjithherë i hapur t’i dëgjojë brengat e tyre. Derën e kanë të hapur, kurdo që vendosin të kthehen në institucionet për të cilat kanë garuar”, ka thënë Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, në një prononcim.






















