Mbyllja e këtyre kapaciteteve të popullarizuara për punonjësit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moskë dhe familjet e tyre, duket se bëhet në kuadër të hakmarrjes për mbylljen e dy komplekseve në Uashington dhe Nju Jork, që shfrytëzoheshin nga diplomatët rusë, në kuadër të serisë së re të sanksioneve amerikane kundër Rusisë, të ndërlidhura me sulmet kibernetike kundër zgjedhjeve amerikane.
Nuk ka pasur konfirmim të menjëhershëm të zyrtarëve rusë për këto mbyllje.
Rusia ka premtuar më tepër “hakmarrje” kundër sansioneve të shpallura nga Shtëpia e Bardhë, të cilat Moska pritet t’i shpallë gjatë ditës së sotme.























