• Latest
  • Trending
  • All

Zvicra e përkrahur nga SHBA, donte pavarësimin e Kosovës në vitin 2005

29/12/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zvicra e përkrahur nga SHBA, donte pavarësimin e Kosovës në vitin 2005

29/12/2016
in Aktualitet, Lajme

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Disa komentatorë do ta shtronin pyetjen nëse ambasadori Maurer ishte esëll atë ditë. Për arsyet e ndërrimit të prioriteteve, statusi para negociatave, kulisat e bisedimeve për Kosovën, argumentet me presidentin Putin në favor të Kosovës, kontaktet me liderët e Kosovës si dhe diasporën e Kosovës në Zvicër, flet ish-shefja e diplomacisë dhe kryetarja e Konfederatës Helvetike, Micheline Calmy-Rey, në një bisedë për ish-ambasadorin e Kosovës në Zvicër, Naim Malaj.
Calmy-Rey, si shefe e Departamentit Federal për Punë të Jashtme jeni angazhuar në favor të pavarësisë së Kosovës. Më kujtohet deklarata e ambasadorit tuaj Peter Maurer pranë OKB-së në Nju Jork në vitin 2005, i cili që në atë kohë kishte shtruar çështjen e pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që vende si ShBA-ja, Franca, Britania, Gjermania etj. ishin më të “kujdesshme” rreth kësaj çështje. Për Zvicrën e “vogël” dhe neutrale Kosova paraqiste një interes të veçantë për politikën e saj të jashtme?
Calmy-Rey: Së pari ka një komunitet të rëndësishëm të Kosovës që jeton në Zvicër. Ky ishte një argument për të cilin interesohej Zvicra rreth Kosovës dhe stabilitetit të regjionit. Në atë kohë zhvilloheshin mbledhje të rregullta në Lucern mes serbëve dhe kosovarëve dhe në atë kohë mbrohej ideja që Kosova të sillej konform standardeve ndërkombëtare, si ato të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë, para se të diskutohej për çështjen e statusit. Mirëpo, këto bisedime nuk shpinin askund, nuk ishte një zgjidhje e problemit. Në një moment të caktuar pas një reflektimi brenda Departamentit tonë konkluduam se duheshin ndërruar përparësitë, duhej së pari të zgjidhej statusi, kështu që njerëzit që jetonin në Kosovë do të kishin interes t’i promovonin të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë, në ndërkohë që pa status nuk kishte përgjegjësi, nuk kishim autoritete dhe lidership përgjegjës, pra kemi ndërruar prioritetet, duke vënë statusin para standardeve.
Ishte një reflektim i bërë në akordim me diplomacitë perëndimore?
Calmy-Rey: Ishte një reflektim i bërë brenda Departamentit tonë. Ky ishte qëndrimi që ambasadori ynë Peter Maurer ka mbrojtur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork. Ky fjalim ka pasur mbështetjen dhe aprovimin e disa departamenteve federale dhe është bërë në emër të Konfederatës Helvetike.
… dhe që kishte mbështetjen e Këshillit Federal (Qeverisë Federale)?
Calmy-Rey: Sigurisht se ka pasur mbështetjen e Këshillit Federal. Ky fjalim që evokonte për herë të parë idenë e pavarësisë së Kosovës kishte marrë aprovimin e departamenteve federale pa asnjë vërejtje ashtu siç e kërkon procedura. Fjalimi ka kaluar në Këshillin e Sigurimit me mbështetjen e Këshillit Federal, të cilin e përfaqësonte ambasadori Maurer. Është e vërtetë se ky fjalim, që nuk pritej nga Zvicra e vogël, ka bërë një bujë të veçantë në rrethet diplomatike.
Qëndrimi juaj ndaj Kosovës tërheq vëmendjen edhe të shteteve më të fuqishme si ShBA, aq sa ShBA-ja do t’ju ftojë në një mbledhje transatlantike?
Calmy-Rey: Po, gjatë një mbledhje transatlantike në Nju Jork, në margjinat e një mbledhjeje të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork që mblidhte vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e NATO-s, si e ftuar e posaçme ishte edhe Zvicra. Amerikanët na ftonin kur kishte nevojë në Nju Jork, ndërsa evropianët nuk na ftonin në Bruksel. Pas fjalimit të ambasadorit tonë në OKB rreth pavarësisë së Kosovës, çështja ishte shtruar tashmë në këtë mbledhje. Në rend të ditës të këtij takimi figuronte pavarësia e Kosovës. Duhet thënë se këto mbledhje nuk janë demokratike për faktin se të parët që flasin janë të mëdhenjtë e pastaj të vegjlit. Por, kur u shtrua tema e Kosovës, unë kërkova e para fjalën duke thyer rregullat e protokollit. Në fjalën time argumentova pavarësinë e Kosovës. Ishte një diskutim i gjallë dhe me reagime interesante. Më kujtohet se sekretarja e shtetit Condoleezza Rice vetëm miratonte me kokë argumentet e mia. Ishte diçka e befasishme që dikush që ndodhej në fund të ftesës të ngrehte dorën i pari. Këtu kam shfaqur argumentin për pavarësinë e Kosovës dhe nga kjo kohë jam shfaqur në publik si personi që mbronte pavarësinë e Kosovës.
Një mbresë, një kujtim të veçantë nga takimet tuaja me liderët botërorë rreth çështjes së Kosovës?
Calmy-Rey: Kam një kujtim me Vladimir Putinin, të cilin e kam takuar si kryetare e Konfederatës Helvetike, nëse s’gaboj më 2007. Presidenti Putin paraqiste argumente të kundërta rreth pavarësisë së Kosovës, duke u frikësuar nga një rast që do të shërbente si precedent. Ia shpjegova pozicionin e Zvicrës, se mes dy parimeve të së Drejtës Publike Ndërkombëtare, atij të vetëvendosjes së popujve dhe integritetit territorial të një vendi, Zvicra kishte zgjedhur t’i jepte prioritet vetëvendosjes së popullit kosovar, për faktin se kishte një qeveri në një territor, popullatë dhe që sidomos kishte pasur një popullatë të rrezikuar, e cila kishte pësuar dhunime të të drejtave njerëzore. Për këtë arsye ne i kishim dhënë përparësi parimit të vetëvendosjes si një mënyrë për ta mbrojtur Kosovën dhe popullin e saj. Këto argumente janë marrë edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës por që, për kërshëri, më vonë, i njëjti tip argumentesh juridike, është përdorur edhe nga Rusia pas bashkimit të Krimesë.
Ku ndodhej Micheline Calmy-Rey më 17 shkurt 2008?
Calmy-Rey: Kam qenë e ftuar në një ceremoni fetare të organizuar nga komuniteti kosovar që mbahej në kishën e qyteti Wil në Zvicrën gjermane. Kur arrita në stacionin e trenit, prifti që më priste qante nga gëzimi. “Është e pabesueshme, ka ndodhur një mrekulli, sot në mëngjes Kosova ka shpallur pavarësinë e Kosovës, ndërsa ju ndodheni në mesin tonë”, më thoshte ai.
Kam pasur shumë problem për t’i bindur kolegët e Këshillit Federal se prania ime në Wil më 17 shkurt 2008 ishte një rastësi, një takim që ishte caktuar tre muaj më parë dhe se nuk isha unë ajo që e kishte caktuar datën e pavarësisë së Kosovës.
Rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës, Zvicra e ka njohur më 27 shkurt 2008. Një “vonesë” 10-ditëshe për një vend që i pari e kishte mbështetur këtë pavarësi?
Calmy-Rey: Nuk ishte shumë vonë, së pari duhej rregulluar çështja e hapjes së ambasadës. Jemi një nga vendet e para që kemi hapur një ambasadë në Kosovë. Pastaj jemi angazhuar në bindjen e anëtarëve të komisionit parlamentar për politikë të jashtme, sepse njohja e një shteti nuk është vetëm çështje e Qeverisë Federale, duhej aprovuar edhe nga komisioni parlamentar. Nuk ishte e lehtë të bindeshin anëtarët e këtij komisioni brenda të cilit kishte anëtarë që e kundërshtonin pavarësinë e Kosovës duke u thirrur në argumente të së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Argumente që ishin shprehur nga ekspertë kushtetues që thoshin se integriteti territorial ishte kundër së Drejtës Ndërkombëtare Publike dhe për Zvicrën si një shtet i së drejtës kjo paraqiste problem. Pastaj për arsye neutraliteti kishte frikë nga prishja e marrëdhënieve me Serbinë dhe Rusinë.
Serbia nuk i kishte shkëputur marrëdhëniet diplomatike dhe për një kohë ia kishte ndaluar ministrit të saj të më fliste. Ishin disa shqetësime që mund të kuptoheshin, por me kohë ato rezultuan të pabanueshme, sepse Zvicra ka punuar shumë me Serbinë në kuadër të OSBE-së, kemi bërë një presidencë të përbashkët me Serbinë gjatë viteve 2014-2015, pastaj me Rusinë kemi punuar rreth bisedimeve mes Turqisë dhe Armenisë, për çfarë interesohej edhe Rusia. Zvicra ishte aktive në disa dosje diplomatike si ajo e marrëveshjes nukleare me Iranin. Përfaqësonim interesat e Rusisë në Gjeorgji që nga ndërprerja e marrëdhënieve mes këtyre vendeve nga viti 2008. Me Rusinë nuk kemi pasur probleme të veçanta për faktin se kemi qenë aktivë në shumë dosje diplomatike, ndërsa me Serbinë marrëdhëniet kanë rifilluar ngadalë.
Pas zgjedhjeve presidenciale amerikane, në Serbi janë dëgjuar zëra se Kosova tani duhet t’i kthehet Serbisë, ndërsa Vladimir Putini shumë kohë më parë u thoshte serbëve se “Perëndimi jua ka vjedhur Kosovën, ndërsa ne do t’ju ndihmojmë”. Në të njëjtën kohë Rusia po i shet Serbisë armë të sofistikuara me çmime të volitshme. I frikësoheni një kthimi të Rusisë në Ballkan dhe një skenari në Kosovë, të ngjashëm me atë të Krimesë?
Calmy-Rey: Mendoj se garancia më e mirë për Kosovën janë bisedimet që aktualisht po bëhen në mes të Bashkimit Evropian dhe Serbisë për hyrjen e saj në BE, si dhe investim i BE-së në Kosovë për t’i përmirësuar standardet e të Drejtave të Njeriut dhe të qeverisjes së mirë për të gjetur zgjidhje për problemin e të drejtave e minoritetit serb në Kosovë. Më duket se BE-ja është shumë e angazhuar në Kosovë. Këtu shoh garancitë më të mira për Kosovën. Do të thotë, në bisedimet në mes të Serbisë dhe BE-së, edhe pse disa vende të saj nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Çfarë mendoni rreth administratës së ardhshme amerikane nëse ajo do të vazhdojë ta ketë në agjendën e politikës së saj të jashtme Ballkanin apo do të ketë një shpërqendrim të vëmendjes nga Kosova dhe Ballkani?
Calmy-Rey: Është vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë. Ajo që i karakterizon zgjedhjet amerikane është e panjohura. Por ajo që është e sigurt ka të bëjë me faktin se BE-ja do të duhet të investojë më shumë në politikën e mbrojtjes sepse Donald Trumpi gjatë fushatës ka shprehur skepticizmin e ShBA-së ndaj NATO-s duke folur edhe për tërheqje nga ky organizatë. Është një konstatim dhe një reflektim që po bëjnë evropianët për të forcuar një politikë të sigurisë dhe të mbrojtjes. Për momentin është vështirë të thuhet më shumë.
Kosova vazhdon të mbetet në fokusin e politikës së jashtme zvicerane?
Calmy-Rey: Qëndrimi i Zvicrës ka qenë që pavarësia do të krijojë një qeverisje më të mirë, kushte për përgjegjësi rreth standardeve ndërkombëtare, të të drejtave të njeriut. Zvicra ka inkurajuar dhe mbështetur financiarisht autoritetet kosovare, ushtarë zviceranë ndodhen në Kosovë në kuadër të misionit Swisscoy. Ne kemi investuar në EULEX, ne jemi shumë të pranishëm në Kosovë dhe vazhdojmë ta tregojmë interesin tonë për vendin tuaj. Pak kohë më parë ministri ynë, z. Burkhalter, ka pritur ministrin tuaj duke rikonfirmuar interesin tonë për Kosovën.
Cilat kanë qenë kontaktet tuaja me autoritet e Kosovës?
Calmy-Rey: Unë kam pasur kontakte të mira dhe të shpeshta. Kam takuar presidentin Rugova kur ai ishte i sëmurë. Më kishte treguar dhomën ku mbante koleksione gurësh të çmuar mineralesh nga regjione të ndryshme të Kosovës, duke më bërë një dhuratë. Kosova është një vend për të cilin kam ruajtur një dashamirësi të veçantë. Shpresoj se do ta vizitoj së shpejti.
Si e shihni të ardhmen e Kosovës dhe të Ballkanit?
Calmy-Rey: Unë jam gjithmonë optimiste sepse jam e udhëhequr nga dëshira e mirë dhe optimizmi. Provoj ta shoh gotën gjysmë të mbushur e jo gjysmë të zbrazët. Jam optimiste, sidomos rreth rolit që luan Bashkimi Evropian në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Znj. Calmy-Rey, ju personalisht dhe vendi juaj jeni angazhuar në favor të pritjes së refugjatëve nga Kosova, si dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës. Për këtë Kosova si dhe diaspora e saj në Zvicër ju janë mirënjohës.
Calmy-Rey: Unë kam bërë punën time dhe jam shumë e kënaqur që kjo është realizuar…
… pikërisht rreth këtij angazhimi ambasada juaj në Bernë, në nëntor 2010, jua ka dhënë çmimin “Diaspora”.
Calmy-Rey: Jam shumë mirënjohëse sepse është e vërtetë që kjo ishte një mirënjohje për përpjekjet e bëra nga Zvicra. Për mua ky çmim ishte i rëndësishëm sepse ka pasur polemika në Zvicër rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në një farë mënyre më ka siguruar se ne kemi marrë vendimin e duhur. Një çmim që e ruaj me kujdes në shtëpinë time. Do të duhej ta kisha marrë sot me vete për ta ekspozuar në tavolinën time të punës, së paku për foton.
Dhe në fund, zonja Calmy-Rey, cili është imazhi juaj për diasporën e Kosovës në Zvicër?
Calmy-Rey: Kosovarët në Zvicër janë pjesë e krenarisë sonë kombëtare me përfaqësuesen tonë të futbollit. Ndërsa tani shumica e tyre janë integruar shumë mirë. Ata janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Të integruar mirë. Ata i kanë bërë të vetat vlerat zvicerane. Kanë marrëdhënie me vendin e tyre të origjinës. Kjo krijon lidhje të veçanta. Ka lidhje ajrore të veçanta nga Zurihu, Bazeli dhe Gjeneva. Është një diasporë e madhe dhe një arsye pse ne kemi marrë rolin e lidershipit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Dikush ka thënë se Kosova është kantoni i 27 i Zvicrës.
(Bisedën e zhvilloi Naim Malaj, ish-ambasador i Kosovës në Zvicër)
Tags: albanianedi rama
Previous Post

Miratohet projektligji, veteranët kategorizohen në tri faza të luftës

Next Post

Paratë me fajde fusin në sherr bizneset dhe njerëzit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Paratë me fajde fusin në sherr bizneset dhe njerëzit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.