Mariq tha se nuk ka përçarje në mesin e serbëve në Kosovë por se bëhet fjalë për individë.
I pyetur se pse u shkarkua, ai theksoi se përgjigjen për këtë duhet të japin ata që e kanë bërë një gjë të tillë.
Ish-ministri serb poashtu tha se nuk ka marrë asnjë shpjegim në lidhje me shkarkimin e tij.
“Ajo që është dëgjuar është se Isa Mustafa nuk ishte i kënaqur me punën time dhe deklaratat politike”, tha Mariq, duke specifikuar se nuk ka përgjigje se pse Kryeministri i Kosovës ka kërkuar që ta zëvendësojë atë.
Ai shtoi se ai e konsideron veten politikisht më të pjekur se Isa Mustafa, raporton “Tanjug”.
Duke folur për Mirjana Jevtiqin e cila ia zuri vendin e tij në Qeverinë e Kosovës thotë se ajo e ka bërë një gjë të tillë pa konsultim me shtetin serb.






















