Ai ka thënë se me zgjidhjen e problemit të demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të mund të ketë asnjë lloj kontributi një komision i tillë.
Në një intervistë për Epokën e Re, Berisha ka bërë me dije se AKK-ja nuk do të jetë pjesë e këtij komisioni. Ai ka thënë se Aleanca insiston që komisioni shtetëror që ka arritur marrëveshj të dëmshme të shkarkohet dhe marrëveshja e nënshkruar të hidhet poshtë.
Sipas Berishës, zgjidhja e problemit është e qartë, kufiri duhet të vendoset aty ku ka qenë gjithmonë, në Kullë dhe Çakorr.






















