Në foto shihen edhe dy persona duke i dhënë ndihmën e shpejtë të lënduarit.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për lajmi.net se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe se i lënduarit që shihet në foto nuk është në gjendje të rëndë.
Ai ka bërë të ditur se rruga ka qenë e bllokuar, por tashmë ekipet policore e kanë pastruar vendngjarjen dhe rruga është hapur për qarkullim.
























