Ajri i rëndë që mbretëron ambientin e këtij fshati, sidomos gjatë stinës së dimrit, ai dyshon se ia solli edhe sëmundjen. “Kam 44 vjet që punoj këtu dhe jetoj, pra gjithë jetën kam thithur këtë ajër. Nuk kam vetëm unë dyshime, por dhe mjekët kur më diagnostikuan me një lloj të kancerit përmendën edhe pluhurin e termocentraleve si një nga shkaktarët e sëmundjes”, thotë Tërnava.
Gjatë rrëfimit për “Zërin” ai tregon se gjysmën e mushkërive që ia kanë hequr për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në pjesët tjera të trupit. Për diagnostifikim dhe operim, ai thotë të ketë shpenzuar 10 mijë euro, ndërsa çdo muaj paguan deri në 100 euro e më shumë terapinë, që e ka të obliguar ta marrë.






















