(I plotësuar 17:45)- Motivi i sulmuesit është i panjohur, mirëpo menjëherë ambasadori rus është dërguar në spital. Zyrtarët rusë thonë se ky sulm ishte vepër e islamikëve radikalë.
Media turke njoftoi se tre persona janë plagosur gjatë sulmit ndaj ambasadorit. Sipas burimeve jo zyrtare thuhet se ambasadori rus është i “plagosur rëndë”, transmeton lajmi.net.
TASS njofton se janë dëgjuar disa të shtëna armësh dhe se autori bërtiti “Dilni jashtë” .
Sipas informatave jozyrtare, sulmuesi thërriti: “kjo është për Aleppon!” dhe hapi zjarr.
Qëllohet ambasadori rus në Turqi
Ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov thuhet se është qëlluar në Ankara, mirëpo ende nuk është konfirmuar, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
Sipas medias në fjalë ambasadori rus është qëlluar me armë zjarr në drejtim derisa ishte në një ekspozitë, me ç’rast është plagosur.
Lajmi.net do të ju mbaj të informuar në lidhje me rastin.
.
Source: aktualitet lajmi.net
























