Po ashtu, ka munguar alfabeti brajt për të votuar personat e verbër, ndërsa ka pasur problem edhe për qasjen e personave me nevoja të veçanta në qendrat e votimit.
Kurse, një tjetër parregullsi është hasur në një vendvotim, ku është parë një pano partiake propagandistike, diçka e ndaluar në ditën e zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.
Këto zgjedhjet në Drenas janë të jashtëzakonshme, pasi që kryetari i kësaj komune Nexhat Demaku dha dorëheqje.
Në këtë raund zgjedhor janë duke garuar mes vete, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladorvci dhe ai i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.






















