“Gati tre milionë persona dhe më shumë se 44.000 kilometra katror të territorit u çliruan nga dominimi i ISIS-it në 2016”, njoftoi sot gjenerali amerikan, Steve Townsend, që udhëheq koalicionin ndërkombëtar antixhihadist, transmeton atsh.
Grupi ultraradikal sunit humbi Falluxhan, qytet simbol në Irak si dhe Dabiq, qyteti sirian dhe gur themeli i mitologjisë. Në terma strategjikë ISIS-i u dëbua nga Ramadi, kryeqendra e provincës më të madhe perëndimore të Al-Anbar-it në Irak, dhe Minbej në Siri, zona të rëndësishme për vazhdimësinë territoriale të “kalifatit” të tij.























