Randa është e lindur në Siri dhe jeton në Kosovë.
Gjysmë siriane e gjysmë shqiptare, ajo e ndien dhimbjen që po i shkaktohet popullit në Aleppo.
Ngjarjet në Aleppo ajo i konsideron krim, e madje thotë se bota nuk po bënë asgjë.
“Ndihmone popullin sirian, kjo që po bëni nuk është njerëzim”, tha ajo.
E megjithatë, numri i protestuesve mbet i paktë, e ata që ishin kërkuan më shumë të jepet ndihmë për popullin në Aleppo.























