(I plotësuar) – Në njoftim thuhet se kjo është bërë në konsultim me Listën Serbe, por arsye e vërtet qëndron tek qëndrimi kundër shtetit të Kosovës që e ka pasur në vazhdimësi Mariq.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marr sot vendim për shkarkimin e Ljubomir Mariq nga detyra e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe njëkohësisht emërimin në këtë detyrë të Mirjana Jetviq, e cila deri më tani ka qenë zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Këto vendime janë marrë me propozimin dhe në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
…………………………………………………………………………………
Pjesëmarrja e djeshme e Mariqit në veri të Kosovës bashkë me Marko Gjuriqin i ka kushtuar me suspendim ministrit të Qeverisë së Kosovës.
Për lajmi.net është konfirmuar nga një zyrtar i lartë i qeverisë se kryeministri Mustafa e ka shkarkuar Mariqin për shkak të qëndrimeve të tij kundërthënëse dhe jo korrekte karshi shtetit të Kosovës.
Ky zyrtar ka thënë për lajmi.net se së shpejti qeveria do të del me një komunikatë zyrtare.






















