Ajo ka thënë se jeta atje nuk dallon shumë nga koha e luftës.
“Na qon drejt injorimit të situatës dhe tek ndërtimi i mureve për shkak të injorimit. Pjesa e ndërtimit të murit lidhet drejtpërdrejt edhe me kapitullin e të drejtave të njeriut. Për vite të tëra qytetarëve të Mitrovucës në veçanti shqiptarëve dhe boshnjakëve u është mohuar liria e lëvizjes, mbrojtja e pronës, e drejta në jetë dhe e drejta në liri dhe siguri, katër të drejta themelore. Mos të flasim për çështje të tjera, sepse për t’i dërguar fëmijët në shkollë duhet të kenë vetura të blinduara. Pra nuk ka shumë dallim se si kemi jetuar gjatë kohës së luftës. Mos të flasim që unë dua t’i vizitoj të afërmit e mi, duhet të rrezikuar jetën. Dhe të gjitha këto konsiderohet tejet serioze”, ka thënë Osmani.






















