Efekti Magjik i te Parit TV apo Media të tjera me Fëmijën
Studimet tregojnë se angazhimet e përbashkëta prind – fëmijë dhe shpenzimi i kohës bashkë duke pare mediat – ka një efekt të thellë tek fëmijët. Me fjalë të tjera, për të ndihmuar fëmijët tanë nuk ka nevojë të ndryshojmë aktivitetet e tyre, thjesht duhet tu bashkohemi. Magjia ndodh kur prindërit dhe fëmijët shikojnë bashkë TV dhe flasin për atë që panë dhe dëgjuan.
Por nuk është vetëm kaq. Mjafton vetëm prania e një prindi për t’i ndihmuar ata të mësojnë, ndërsa shohin TV edhe pa thënë asnjë fjalë. Thjesht duke parë së bashku, fëmijët mësojnë më mirë. Studiuesit argumentojnë se vetëm akti i thjeshtë i parjes së TV me fëmijën komunikon 2 gjëra shumë të rëndësishme:
1- Ajo që fëmija dëshiron të bëjë është e rëndësishme për prindërit, dhe që
2- Prindi e miraton përmbajtjen e asaj që fëmija sheh e dëgjon.
Kur këto gjëra ndodhin, fëmijët kanë tendencë të tregojnë më shumë vëmendje për programin, dhe në fund të fundit, të mësojnë më mirë.
Për t’l ndihmuar fëmijët të përfitojnë sa më shumë nga TV dhe media të tjera që ata shohin, ja disa gjëra që ju mund t’i bëni lehtësisht:
1 – Uluni me fëmijën /t të shihni shfaqjen e preferuar të tij/saj/tyre. Është e lehtë t’a përdorësh TV si një Babysitter, kur je duke larë enët, gatuar apo duke bërë punët e shtëpisë, po nëse uleni me ta për vetëm 30 minuta, ata do të përfitojnë shumë më shumë nga ajo që shohin.
2 – Thoni vetëm gjëra pozitive në lidhje me shfaqjet që ata ndjekin. Kur fëmijët e dinë se prindërit i pëlqejnë personazhet dhe shfaqjet e tyre të preferuara, kanë tendencë për t’i kushtuar më shumë vëmendje, dhe në këtë mënyrë mësojnë më shumë.
3 – Shmangni parjen e programeve me përmbajtje “të diskutueshme” me fëmijët. Ashtu siç ata mësojnë më mire gjërat pozitive kur i shikojnë me një prindin, po ashtu do të mësojnë edhe ato “negative”.
4 – Bëni që fëmija juaj të shohë “gjërat” që preferoni. Fëmijët pëlqejnë shumë ta bëjnë diçka rregullisht me prindin, edhe kur kjo diçka është rutinë. Ata mezi do ta presin këtë kohë të veçantë prind-fëmijë, dhe kjo i ndihmon prindërit t’u tregojnë fëmijëve programe edukative në TV, që në fund të fundit do t’i ndihmojnë ata të mësojnë më mirë.
Burimi: Instituti Alfred Adler Tirane















