Konferenca synon të inkurajoj partneritetin në mes të Industrisë dhe sektorit të grumbulluesve joformal, duke gjetur instrumente e modele të implementueshme të promovimit dhe ndarjes dhe menagjimin e mbeturinave të riciklueshme, formalizimin e zingjirit të grumbulimit dhe implementimin e kornizës ligjore që rregullon menagjimin e mbeturinave të riciklueshme, të gjeneruara përmes ambalazheve dhe paketimeve të riciklueshme dhe ngritjen e kapaciteteve ricikluese.
Inicimi i themelimit të Takses mbi Ambalazhet dhe Paketimet e Riciklueshme ndaj entiteteve legale, e që do të mbështetë zingjirin grumbullues, segmentin riciklues sikurse edhe promovimin e ndarjes në burim, vetëdijësimin dhe informimin publik, do të jenë temat kyqe të konferencës.
Kjo konferencë poashtu planifikon të presentoj edhe oportunitetet, kapacitetet dhe opcionet e mundshme, promovimin e iniciativave publiko-private dhe zotimin e institucioneve e akterëve t jerë relevant drejt koordinimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me menaxhimin e integruar dhe një performancë më të lartë respektivisht.
Përmes specialistëve ndërkombëtarë që marrin pjesë në këtë konferencë, ekspertiza ndërkombëtare dhe praktikat e ngjashme Europiane, do të presentohen poashtu.
Konferenca do t’i ketë poashtu dy sessione, sesionin e politikë-bërjes (mekanizmat institucional dhe sektori i prodhimit dhe përpunimit) dhe sesioni tematik sektorial (sektori i akterëve të ricklimit të mbeturinave të ngurta dhe grumbulluesit joformal).
Në fund, konferenca do të presentoj të gjeturat, konkluzionet dhe rekomandimet!
Në konferencë marrin pjesë përfaqësuesit nga: Bashkimi Europian, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ, komunat e mysafirë të shumtë!






















